SHBA – Trump rezulton sërish negativ me COVID-19

UASHINGTON, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump rezultoi sërish negativ me COVID-19, pas përdorimit të një testi të shpejtë, konfirmoi mjeku i Shtëpisë së Bardhë. 

Në një komunikatë pak konfuze, mjeku Sean Conley theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump ishte testuar negativ nga një test pak i ndjeshëm, por jo nga testi standard i përdorur në përditshmëri nga qindra mijëra amerikan, duke lënë të kuptohet se ai ishte ende pozitiv në këto teste të ashtuquajtura PCR.

“Në përgjigje të kërkesës suaj në lidhje me testet më të fundit COVID-19 të presidentit, unë mund t’ju informoj se ai ka dalë negativ për disa ditë me radhë duke përdorur Abbott BinaxNOW”, theksoi Sean Conley në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Këto të ashtuquajtura teste antigjenike janë më pak të ndjeshme sesa testet molekulare tradicionale (PCR).

Sipas mjekut të presidentit, i cili nuk specifikon ditët kur janë kryer testet, këta nuk ishin treguesit e vetëm që u përdorën për të “përcaktuar statusin aktual negativ të presidentit.

Akoma sipas të njëjtit burim, të gjitha të dhënat e mbledhura lejuan ekipin mjekësor të vinte në përfundimin se ”presidenti nuk ishte transmetues i COVID-19”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.