Pas dy muajsh në reaminacionin e “Koço Glozhenit”, vogëlushi Lian po rekuperohet më së miri

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Pas dy muaj të vështirë në reanimacionin e maternitetit “Koço Gliozheni”, vogëlushi Lian e ka kaluar rrezikun për jetën dhe po rikuperohet më së miri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se aty ku shpresa e nënës së re nga Saranda, Linditës mbahej gjallë nga një fije e hollë, ndodhi mrekullia.

Ministrja ka vlerësuar punën e stafit mjekësor të reanimacionit të maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Pas dy muajsh të vështirë, ku shpresa e Linditës, nënës së re nga Saranda mbahej gjallë nga një fije e hollë, mrekullia ndodhi! Falë punës së palodhur të stafit mjekësor të reanimacionit të maternitetit “Koço Gliozheni”, Lian Princ e ka kaluar rrezikun dhe po rekuperon më së miri’’, shprehet Manastirliu. z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.