INDI – Më në fund regjistrohet numri më i ulët i rasteve me Covid-19

NJU DELHI, 13 tetor /ATSH-DPA/ – India raportoi 55 342 raste të reja Covid-19 , rritja më e ulët ditore që nga mesi i gushtit.

Për javë të tëra India ka raportuar rritjen më të madhe ditore të infeksioneve në botë, me një milion raste të regjistruara në më pak se dy javë.

Një total prej 109 856 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Indi, me 706 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë.

Virusi është përhapur me shpejtësi në vendin me 1,3 miliardë banorë, që nga lehtësimi gradual i një bllokimi të rreptë nga fundi i majit.

Ekspertët kanë paralajmëruar që numrat mund të rriten përsëri me kulmin e sezonit festiv në tetor-nëntor dhe ndërsa rinisin më shumë aktivitete ekonomike, udhëtimet dhe turizmi.

Qeveria indiane shpreson që së shpejti të ketë gati një vaksinë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.