Gjirokastër, 4.1 milionë lekë për rehabilitimin e dy shkollave

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Arsimit në bashkinë Gjirokastër po ndërhyn për mirëmbajtjen e godinave shkollore dhe garantimin e kushteve normale, për zhvillimin e procesit mësimor gjatë stinës së dimrit
Bashkia e Gjirokastrës bën të ditur se “nëpërmjet investimit me vlerë 4.1 milionë lekë, do të bëhet i mundur rikonstruksioni i çatisë së shkollës “Bilal Golemi” si dhe hidroizolimi i tarracës së shkollës “Urani Rumbo””.
Sipas bashkisë, ky financim do të mundësojë edhe rehabilitimin e mjediseve të brendshme të këtyre shkollave.
“Në periudhën në vazhdim, do të investohet në godinën e shkollës “Koto Hoxhi“ si dhe QKF “Fato Berberi””, tha bashkia e cila shton se do të mbështesë institucionet arsimore për një proces mësimor cilësor.

/k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.