Cakaj, bisedë me ministren e Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya: Mbështetje Shqipërisë për integrimin

TIRANË, 13 tetor /ATSH – I. Vata/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Ministri Cakaj shprehet se “biseduam për çështje të rëndësisë dypalëshe, punën e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin përmbajtësor mes dy vendeve brenda OSBE-së dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet së shpejti në Barcelonë”.

“Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE”, theksoi ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.