Braçe i përgjigjet Bashës: Gënjeshtra kushton, bizneset zero lekë tatim mbi fitimin

TIRANË, 13 tetor /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe i përgjigjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për një lapsus kur tha se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin më fitim.

“Lul, e vërteta është se 6-7 biznese në 10 të tilla, paguajnë zero lekë tatim mbi fitimin”, u shpreh Braçe.

“Po, unë dëgjoj çdokënd e për gjithçka. Kjo është diferenca, ti Lul nuk dëgjon as atë që thua vetë. Dhe në fund, patjetër që gënjeshtra kushton”, shprehet zëvendëskryeministri Braçe. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.