Barazia gjinore/ OSBE dhe UN Albania, takim informues me deputetët e Kuvendit

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Barazia gjinore ishte në qendër të një takimi online informues që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkë me UN Albania zhvilluan me Aleancën e Grave Deputete, Nënkomisionin e Barazisë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas dhe pjesëtarë të stafit të Kuvendit.

Tema në fokus të diskutimeve ishte barazia gjinore dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), si edhe matja dhe efikasiteti i arritjes së integrimit të barazisë gjinore dhe OZHQ-të.

Takimi synoi të zgjeronte njohuritë e deputetëve dhe stafit të Kuvendit për të adresuar sfidat e integrimit të perspektivës dhe barazisë gjinore në Kuvend dhe më gjerë, parë në fokusin e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.