Agjencia Telegrafike Shqiptare

A duhet të pini kafe me stomak bosh?

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Kafja është një nga produktet që e përdorin thuajse të gjithë të rriturit në mëngjes.

Por, shpesh lind pyetja a duhet konsumuar pas mëngjesit, apo esëll? Sipas studimeve, kafja mund të stimulojë prodhimin e acidit të stomakut. Si e tillë, shumë njerëz mendojnë se kafja irriton stomakun, përkeqëson çrregullimet e zorrëve, të tilla si sindroma e zorrëve të irrituara dhe shkakton urth, ulçer, zbaticë acidi dhe dispepsi.

Megjithatë, hulumtimet nuk arrijnë të gjejnë një lidhje të fortë midis kafesë dhe problemeve të tretjes pavarësisht nëse e pini atë me stomak bosh, kjo varet nga kategori e caktuar personash sepse varet si i përgjigjet trupi kafeinës.

Pra, kafja rrit prodhimin e acidit në stomak, por nuk shkakton probleme me tretjen, të paktën për shumicën e njerëzve. Prandaj nuk është e thënë nëse e pini me stomakun bosh apo pas mëngjesit.

Por, ekzistojnë disa efekte negative nëse e pini kafen esëll në mëngjes, në varësi të njerëzve: mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj kafeinës, mund të shkaktojë ankth, panik, mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës apo mund të shkaktojë dhimbje koke. z.tosku//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version