BRUKSEL – BE e gatshme të sanksionojë Moskën për helmimin e Navalnyt

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian ranë sot dakord në LUksemburg për të sanksionuar Rusinë për helmimin e opozitarit, Alexei Navalny, theksuan tre burime diplomatike. 

“Ka një marrëveshje politike për të filluar punën finalizuese në bazë të propozimeve të Francës dhe të Gjermanisë’, shtuan burimet.

Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) konfirmoi se Alexei Navalny ishte helmuar nga një agjent neurotoksik i grupit Novitchok, një substancë e perceptuar nga specialistët sovjetikë për qëllime ushtarake.

Franca dhe Gjermania u kanë propozuar partnerëve të tyre që të pranojnë përfshirjen e disa personave dhe një kompanie ruse ku është prodhuar Novichok, përdorimi i të cilit është i ndaluar, në listën europiane të sanksioneve të krijuara për përdorimin e armëve. kimike.

Kjo listë tashmë përfshin tetë emra dhe një qendër kërkimore në Siri.

Sanksionet europiane parashikojnë ndalimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive në BE, si dhe ndalimin e marrjes së fondeve evropiane./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.