BM – Johnson & Merkel: Arritja e një marrëveshjeje postBrexit, përfitim dypalësh

LONDËR, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me situatën aktuale të negociatave për të ardhmen e marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe BE, duke theksuar se është në dëshirën e britanikëve arritja e një marrëveshjeje, raportoi Downing Street.

Johnson theksoi se ”arritja e një marrëveshje në ditët në vijim do të konsiderohet si një përfitim për të dy palët”.

”Londra është e gatshme për të përfunduar periudhën e tranzicionit në termat që vijojnë te modelit australian nëse nuk arrihet një marrëveshje”, shtoi Johnson.

Kryeministri vërejti se ”është e nevojshme të bëhet progres në ditët e ardhshme për të kapërcyer hendekun në disa tema në veçanti të tilla si peshkimi dhe përfitimet e  dyanshme”. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.