TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, vizitoi sot qytetin e Gjirokastrën.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, ambasadori zhvilloi një vizitë në mjediset e rikonstruktuara të shkollës 9 – vjeçare ” A.Z.Çajupi”, në të cilën janë krijuar kushte cilësore për zhvillimin e procesit mësimor në sajë të bashkëpunimit mes Ambasadës gjermane.
“Materializojmë projektet e bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane, një ndër partnerët e rëndësishëm të Bashkisë Gjirokastër me nisma që po zbatohen jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe atë të arsimit”, – tha Golemi.
Kryebashkiaku Golemi tha se “njëkohësisht këtë fundjavë Gjirokastra po gjallërohet edhe nga aktivitetet e Tetorit Gjerman, me ” Open Cinema” duke fuqizuar edhe kontekstin dhe ndërveprimin kulturor”.
“Impenjimi për të qenë pjesë e mbështetjes së programeve të BE-së do të jetë kryefjala dhe prioriteti i marrëdhënieve të mëtejshme bashkëpunuese”, – tha Golemi./k.s//a.a/