Pas shumë vitesh në izolim, fillon puna për hapjen e rrugës në fshatin Bricë, Tropojë

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Pas shumë vitesh në izolim dhe pa asnjë investim ka filluar puna për hapjen e rrugës së fshatit Bricë, në Tropojë.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tropojës,Rexh Byberi, i cili thekson se “ka nisur puna për hapjen e rrugës së fshatit Bricë, që ndodhet në zemër të Nikaj-Merturit”.

“I panjohur, por me një histori të rrallë e të lashtë sa vetë malet që e rrethojnë ky fshat ka tradita dhe vlera të pashoqe të krijuara dhe trashëguara nga brezi në brez”, – shton Byberi.

“Kemi vërtete bukuri natyrore të pa krahasueshme, por duhet më shumë vëmëndje ndaj tyre që të kthehen një burim fitimi ekonomik për zonën dhe vendin”, – nënvizoi Byberi.

Fshati Bricë ka kulla shekullore të mbuluara me rrasa guri, një pjesë e të cilave janë ende në këmë, kurora me gështenja që e rrethon këtë fshat, si dhe mikpritjen e përzemërt të banorëve fisnikë e bujarë që jetojnë atje.

Brica prezantohet si një destinacion i rrallë turistik që duhet vizituar dhe më shumë duhet investuar./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.