Durrës/ Tragetet e linjave në nëntë muaj transportuan 563 mijë tonë mallra

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, kanë transportuar 563 mijë tonë mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës tha se “kjo shifër është më e vogël se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, për shkak të kufizimeve të lundrimeve prej pandemisë së Covid-19”.

Nga të dhënat e sektorit të Statistikave, mësohet se gjatë këtyre 9 muajve tragetet kanë kryer 553 lundrime, ose 252 të tilla më pak se në janar-shtatorin e vitit 2019.

47 792 kamionë dhe trajlerë janë transportuar nga tragetet e linjave nga Durrësi gjatë këtij 9-mujori, ndërsa numri i autoveturave personale ka arritur në 50 592./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.