UEFA Nations League/ Kombëtarja niset në Kazakistan

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë më 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë sipas ndryshimeve të njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativë ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tri ditë më pas në Lituani më 14 tetor.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.