Teliti: Shqiptarët e dinë se cila forcë politike i rrit realisht pagat

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ “Shqiptarët e dinë shumë mirë se cila forcë politike i rrit realisht pagat e kush bën gjoja sikur i rrit. I madh e i vogël e ka të qartë që gjatë qeverisjes PD paga mesatare në sektorin publik u rrit me 95%, ndërkohë që Rilindja me jo më shumë se 21%”, deklaroi sot përfaqësuesi i PD, Dorjan Teliti.

“Mësuesit e dinë mjaft mirë që 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 129%, ndërkohë që këto 7 vitet e fundit me vetëm 8%. Infermierët janë të ndërgjegjshëm që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 141%, ndërkohë që këto 7 vite të zymtë janë rritur me vetëm 26%”, tha ai.

“Mjekët po ashtu e dinë mjaft mirë që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 91%, ndërkohë që në 7 vite të Rilindjes janë rritur me vetëm 22%”, u shpreh Teliti.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.