STOKHOLM – Çmimi Nobel për Paqen për Programin Botëror të Ushqimit (WFP)

STOKHOLM, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi Nobel për Paqen iu dha sot Programit Botëror të Ushqimit (PAM) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njoftoi komiteti norvegjez i Nobelit duke argumentuar se nevoja për zgjidhje shumëpalëshe ishte “më e dukshme se kurrë”.

“WFP njihet për përpjekjet e tij për të luftuar kundër urisë, për kontributin e tij në përmirësimin e kushteve të paqes në zonat e prekura nga konflikti dhe për të luajtur një rol kryesor në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte”, theksoi kryetari i komitetit Nobel, Berit Reiss-Andersen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.