“Në Kodin Zgjedhor kryesisht u plotësuan kërkesat e PD-së”/ Gjiknuri: Opozita ka filluar të përgatisë përsëri justifikimin e radhës për humbje

TIRANË, 9 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Në Kodin Zgjedhor kryesisht u plotësuan kërkesat e Partisë Demokratike”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, njëkohësisht bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Në Kod u plotësua lista e dëshirave të PD-së. Ne e bëmë realitet çfarë kërkoi PD, çdo dëshirë e PD-së u kthye në ligj. Nuk përfituan standardet e ODIHR-it që u lanë mënjanë dhe përfituan edhe qytetarët me listat e hapura”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha se “ajo që ndodhi ishte se u hapën listat dhe u mbyllën partitë dhe palët hyjnë në zgjedhje me të njëjtat rregulla”.

“Ndryshimet Kushtetuese lejuan edhe votën për partinë, edhe për individin. Ti korrigjon listën dhe aty hapet mundësia e madhe që voton për individin”, tha ai.

Gjiknuri tha se “PD, garancitë i mori siç i donte në Kod, por vazhdon i njëjti refren”. “Ta ndajnë mendjen do fitojnë zgjedhjet, apo kanë filluar të përgatisin përsëri justifikimin e radhës për humbje”, tha ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.