Këmbimi valutor/ Dollari vijon të humbë terren ndaj lekut, euroja forcon pozitat për të tretën ditë radhazi

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari vijoi të humbasë terren për të dytën ditë radhazi në raport me lekun, ndryshe nga euroja që vazhdon të forcojë lehtë pozitat ndaj monedhës vendase.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105,21 lekë ose 0,24 lekë më pak se një ditë më parë dhe euroja u forcua me 0,07 lekë duke u ngjitur në kuotën e 124,10 lekëve.
Në pozita të kundërta këmbimi me lekun, tregtohen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Monedha britanike u zhvlerësua me 0,27 lekë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,28 lekë dhe këmbehet me 115,24 lekë. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 105.21 -0.24
Euro EUR 124.10 +0.07
Poundi Britanik GBP 136.10 -0.27
Franga Zvicerane CHF 115.24 +0.28
Jeni Japonez (100) JPY 99.36 -0.17
Dollari Australian AUD 75.61 +0.12
Dollari Kanadez CAD 79.90 +0.24
Korona Suedeze SEK 11.88 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.39 +0.03
Korona Daneze DKK 16.68 +0.02
SDR SDR 148.50 -0.31
Ari(OZ 1) XAU 201220.44 +1,878.81
Argjend(OZ 1) XAG 2550.29 +25.82
Juani Kinez (onshore) CNY 15.69 +0.16
Juani Kinez (offshore) CNH 15.71 +0.05
Lira Turke TRY 13.27 -0.03
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.