Kategoria e Parë 2020/21, hidhet shorti në “Air Albania”

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin e Kategorisë së Parë të sezonit 2020-2021 për grupin A dhe grupin B.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni edhe mediet, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.

Shorti është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, dhe drejtori i departamentit të Garave, Marjus Sulejmani.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.