Hapet Dhoma Ekonomike e Gruas/ 30% e sipërmarrjeve sot drejtohen nga gratë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë sot në hapjen zyrtare të Dhomës Ekonomike të Gruas, si një zë që bashkon gratë sipërmarrëse, duke i shndërruar në faktor gjatë politikëbërjes.

Denaj tha se “në vitin 2020 po zbatojmë 38 programe buxhetore, që i shërbejnë gruas në ekonomi”.

“Sot rreth 30% e sipërmarrjeve drejtohen nga gratë, por jam e bindur që edhe pas atij 70% tjetër qëndron një grua e suksesshme”, tha Denaj.

Ministrja ndau me anëtaret e Dhomës lajmin e mirë, se kemi fituar besimin e Bankës Botërore dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për një projekt shumë të rëndësishëm, që në fokus ka barazinë gjinore me mbështetje direkte buxhetore.

“Sfida jonë e ardhshme mbetet fuqizimi i sipërmarrjeve që drejtohen nga gratë edhe në zonat rurale”, tha Denaj.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.