Deklaratat e Metës/ Çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president të durojë shkallimet e përditshme

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të Presidentit Ilir Meta, duke e pyetur se “çfarë borxhi të ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?”.

Në një reagim Kryeministri Rama, shprehet se “Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët, po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake”.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili në një mesazh drejtuar asamblesë së PS-së u shpreh se “kryeministri Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste”. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.