COVID-19 – Rutte: Situata është më keq sesa në Amerikë

AMSTERDAM, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Holanda regjistroi sot gati 6 000 raste të reja ditore me COVID-19, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM).

“Ne jemi ndër tre vendet më të goditura në Europë dhe është më keq sesa në Amerikë”, tha kryeministri Mark Rutte, thellësisht i shqetësuar për shifrat.

Pa renditur plane konkrete, ai nuk përjashtoi masat drastike, nëse situata nuk përmirësohej për 72 orë.

Afërsisht 6 500 persona kanë vdekur në Holandë për shkak të koronavirusit të ri që nga fillimi i krizës në mars./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.