VILNIUS, 8 tetor /ATSH-AFP/ – Lituania ka ndaluar pagimin e kontributit të saj financiar në një program të përbashkët bashkëpunimit kufitar të BE me Bjellorusinë, njoftoi sot zëvendësministri i Brendshëm, Tautvydas Tamulevicius.
“Vilnius ka ndaluar të gjitha pagesat për Bjellorusinë, nën programet e përbashkëta dhe po pret sqarime nga Komisioni Europian”, tha ai.
“Shuma totale e pagesave të ngrira është 5,8 milionë euro. Vendimi u mor për shkak të rrezikut të keqpërdorimit të fondeve”, shtoi zyrtari.
Ditët e fundit, media ka raportuar se Bjellorusia i ka përdorur fondet e BE-së për të blerë dronë mbikëqyrës, duke rritur frikës se pajisjet mund të përdoren për të goditur protestat kundër presidentit Alexander Lukashenko./ /ervo/
