Varhelyi: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave  

PRISHTINË, 8 tetor /ATSH/ Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar liberalizimin e vizave por që duhen bindur shtetet anëtare e, sipas tij, kjo nuk është e lehtë.

“Po, kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e shteteve anëtare nuk është një punë e lehtë, kjo do të arrihet vetëm nëse dëshmojmë me përparim në terren me punën ditore dhe arritjen e rezultateve. Na jepni kohë dhe hapësirë që të arrijmë ketë”, tha ai.

“Shoh se ka përparim, ka angazhim shoh se nuk janë negociata të lehta të cilat duhet t’i bëjnë mirëpo gradualisht është një momentum qe ka filluar të zhvillohet. Lajçak ka investuar shumë. Dhe gjithashtu partnerët amerikanë janë të interesuar në këtë. Shpresoj që mund t’ia dalim jo në një të ardhme te largët”, tha ai për procesin e dialogut. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.