COVID-19 – Sllovakia regjistron për herë të parë mbi 1 000 infektime të reja ditore 

BRATISLAVË, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Sllovakia ka regjistruar një rritje të madhe të infektimeve të reja COVID-19, me një rekord  prej 1 037 rastesh të raportuara sot, njoftuan autoritetet shëndetësore.

“Rritja e numrit të rasteve të reja po ndodh për shkak të mungesës së disiplinës në popullsi”, tha kryeministri, Igor Matoviç, në një video të postuar në Facebook.

Ndërkohë, Shoqata Kombëtare e Spitaleve së bashku me mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor pretendojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk komunikoi siç duhet me ta dhe lëshoi udhëzime kontradiktore.

Sllovakia u prek lehtë nga pandemia në pranverë, por që nga mesi i shtatorit numri i rasteve ka pësuar rritje rekord në shumicën e ditëve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.