UASHINGTON – BB: Pandemia ka shtuar numrin e personave në varfëri ekstreme

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Midis 88 dhe 115 milionë persona shtesë do të jetojnë vetëm me 1,90 dollarë në ditë, më pak se çmimi i një kafeje në një vend të përparuar, sipas raportit të Bankës Botërore për varfërinë, i lëshuar sot.

“Ulja e varfërisë po përjeton pengesën e saj më të keqe në dekada, pas gati një çerek shekulli rënieje të vazhdueshme të varfërisë ekstreme në të gjithë botën”, tha BB.

“Të varfërit e rinj janë më urbanë, më të arsimuar dhe kanë më pak të ngjarë të punojnë në bujqësi, sesa ata që kanë jetuar në varfëri ekstreme para COVID-19”, theksoi ajo.

Sipas institucionit monetar, numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme pritet të rritet në 150 milionë deri në vitin 2021.

Tetë në dhjetë të varfër të rinj do të jenë në vendet me të ardhura të mesme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.