Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Varhelyi i drejtohet sot Kuvendit

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në orën 16:00 në seancë plenare.

Në seancën e sotme në Kuvend do të mbajë  një fjalë përshëndetëse Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.

Kuvendi më pas do të vijojë me shqyrtimin e projektligjeve në rendin e ditës.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar””.

Sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të këtij institucioni”.

Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin “Për gjendjen civile” të ndryshuar””.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.