AZERBAJXHAN – Gjysma e popullsisë së Karabahut zhvendoset nga luftimet

STEPANAKERT, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Gjysma e popullsisë së Nagorni-Karabahut, rreth 75 000 persona, janë zhvendosur nga luftimet mes këtij territori separatist, të populluar me armenë dhe Azerbajxhanit, theksoi sot ndërmjetësuesi i kësaj Republike të vetëshpallur. 

“Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 50% e popullsisë është zhvendosur, 90% e të cilëve gra dhe fëmië”, theksoi Artak Belgarian, ndërmjetësuesi që është ngarkuar me çështjet e mbrojtjes të të drejtave të civilëve në kohë lufte.

“Rreth 70 000-75 0000 persona janë zhvendosur brenda Artsakh (emri armen i Nagorni-Karabah), ose janë bërë refugjatë, duke lëvizur në vende të tjera të sigurta, jashtë kufijve të territorit”, theksoi ai.

Nagorny Karabakh është i populluar me rreth 140 000 banorë, 99% armenë etnikë.

Autoritetet lokale dhe Armenia akuzojnë Azerbajxhanin, që prej fillimit të armiqësive më 27 shtator, për shënjestrimin e civilëve, veçanërisht në Stepanakert, kryeqytet me një popullsi prej 50 000 persona./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.