150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa ditën e djeshme numri i të shëruarve kapte shifrën 140 qytetarë.

Ndërkaq, ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi kryerjen e mbi 905 testimeve, nga të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19 158 qytetarë.

Me 150 të shëruarit nga COVID-19 24 orët e fundit, numri i të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë shkon në 9115 qytetarë të shëruar në total. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.