14 milionë tonë plastikë gjenden nën oqeane

SIDNEJ, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Sipas një vlerësimi të ri të bazuar në studimet australiane, të paktën 14 milionë tonë mbetje plastike më pak se 5 milimetra të gjera gjenden në fund të oqeaneve të botës.

Agjencia e Australiane e Shkencave, CSICRO, ka mbledhur dhe analizuar mostrat e oqeaneve, të marra në gjashtë vende rreth 300 kilometra larg bregut jugor të vendit.

Analiza e sedimenteve oqeanike deri në 3 kilometra të thella, botuar në revistën ”Frontiers in Marine Science” dhe e raportuar nga disa media ndërkombëtare, sugjerojnë se mund të ketë 30 herë më shumë plastikë në fund të oqeanit sesa ajo që lundron në sipërfaqe.

Mikroplastikat janë me diametër 5 milimetra ose më pak janë kryesisht rezultat i thyerjes së objekteve më të mëdha plastike në copa më të vogla./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.