GJERMANI – Söder: Berlini po humbet kontrollin mbi pandeminë

MYNIH, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Kreu i shtetit jugor të Bavarisë, Markus Söder shprehu sot shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e normave të COVID-19 në Berlin.

“Situata e Berlinit po më shqetëson vërtet. Kam frikë se po shkon në pragun e të mos qenët më e kontrollueshme”, tha ai pas një takimi të kabinetit të tij në Mynih.

Berlini iu nënshtrua rregullave më të rrepta pasi u vlerësua si një zonë me rrezik të lartë në fund të muajit të kaluar, sepse infeksionet tejkaluan 50 për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatëditore, një prag kryesor në përpjekjet gjermane për të frenuar pandeminë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve, Mynih regjistroi 32,5 raste për 100 000 banorë gjatë javës së kaluar.

Nga ana tjetër, Berlini ka katër rrethe me një popullsi të kombinuar prej më shumë se 1 milion, që e kalojnë atë kufi./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.