Porti i Durrësit në funksion të ekonomisë, 6 anije në proces përpunimi

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit gjatë fundjavës janë përpunuar pajisje të veçanta të prodhuara në Elbasan dhe me destinacion Kamerunin (Afrikë).
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “pas ngarkimit në anijen tregtare “Rusllana”, 20 pajisjet turbina, me peshë të përgjithshme 117 tonë, janë transportuar drejt destinacionit final”.
Ndërsa sot në molet portuale janë në proces përpunimi 6 anije tregtare, 1 në Radën portuale dhe 2 në pritje./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.