Kryemadhi: Listat nuk u hapën, u bunkerizuan për të distancuar Shqipërinë nga integrimi

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh sot, në një konferencë për shtyp se “Edi Rama jo vetëm sot nuk hapi listat për qytetarët shqiptarë, por përkundrazi i bunkerizoi ato për të larguar njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga integrimi europian dhe sidomos shqiptarët nga Europa”.

Sipas Kryemadhit “ai tregoi dhe njëherë frikën e tij që ka nga partnerët seriozë europianë”.

“Edi Rama është armiku i qytetarëve të cilët humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit dhe kanë për strehë sot rrënojat e këtij tërmeti. Edi Rama sot është armik i naftëtarëve të Ballshit, është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, i arsimit dhe i mësuesve. Ai është armiku i të rinjve shqiptarë”, tha Kryemadhi./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.