FRANCË – Parisi drejt mbylljes së bareve, por jo të restoranteve

PARIS, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Infeksionet me COVID-19 në të gjithë botë nuk po ndalen, duke arritur në 35 milionë.

Ndërkohë, në Paris përkeqësohet situata dhe është dhënë urdhër për mbylljen e bareve.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, theksoi se donte që Parisi largohej nga zona e kuqe në atë të alarmit maksimal shëndetësor.

”Përballë rritjes së rasteve, 17 000 dhe 12 500 në dy ditët e fundit të regjistruara në Francë nesër do të kalojmë në zonën maksimale të alarmit, për të mos u futur në zonën e kuqe”, theksoi ai.

Sipas ministrisë do të mbyllen baret, por jo restorantet.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.