FINLANDË – Takim ruso-amerikan për zgjatjen e paktit të armëve bërthamore

HELSINKI, 5 tetor /ATSH-DPA/ – Negociatorët rusë dhe amerikanë kanë rënë dakord me Finlandën për të filluar një raund të ri për kontrollin e armëve bërthamore, përfshirë operacionet me Helsinkin.

Dy superfuqitë do të diskutojnë mbi traktatin ”New START”, ku ekziston një kufi mbi numrin e armëve bërthamore strategjike.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov është emëruar për të mbikëqyrur armatimet.

Të dy palët u takuan së fundmi në Vjenë, ku kryeqyteti finlandez pritet të ketë një sesion të ngjashëm me atë të vitit 2017.

”Presidenti finlandez, Sauli Niinisto do të të takohet me të dy negociatorët pas bisedimeve mes tyre”, theksoi zyra e Niinisto.

Në vitet ’70, Finlanda priti Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin (CSCE), themeluar në 1975./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.