Ecuria pozitive e biznesit dhe punësimit, BSH: Konsumatorët rritën besimin në sektorin e tregtisë

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Biznesi dhe konsumatorët rritën besimin për zhvillime pozitive në sektorin e tregtisë, në tremujorin e tretë të këtij viti, që përkon me një dinamikë të re zhvillimi pas hapjes së ekonomisë.
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se, treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 14.8% gjatë tremujorit të tretë, ndikuar nga ecuria pozitive e biznesit dhe rritja e punësimit.
Sipas BSH-së, dinamika e përmirësuar e treguesit i atribuohet tërësisht balancës së ecurisë së biznesit, e cila u rrit me 29.4%.
“Ndërkohë, komponenti tjetër përbërës i TBT- së, balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm u rrit me 0.1%. Balanca të tjera të vrojtimit për tregtinë, të cilat shënuan rritje ishin gjendja financiare punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve”, bën të ditur BSH-ja.
e.xh/ /a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.