COVID-19/ Dy viktima dhe 41 raste të reja në Kosovë

PRISHTINË, 5 tetor /ATSH/ -Gjatë 24 orëve në Kosovë dy persona kanë humbur jetën, për shkak të infektimit me virusin korona. Ndërsa janë shënuar edhe 41 raste të reja.

IKSHPK  njoftoi se 73 të tjerë janë shëruar nga ky virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj” njofton IKSHPK./KosovaPress/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.