“Kontejnerët” italianë me mbetje të rrezikshme/ Braçe: Shpifja në krye të shtetit, të hetohet

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe kërkoi sot hapjen e hetimeve në lidhje me akuzat për kontejnerë italianë me mbetje të rrezikshme në Shqipëri.

“Shpifja në krye të shtetit”  e nis reagimin e tij Braçe, duke kërkuar hetim që shteti të mos i japë imunitet shpifjes siç i ka dhënë vjedhjes dhe vrasjes shtetërore.

“Shpifja për kontejnerët italianë me mbetje të rrezikshme që Rama e qeveria e tij
i kishin groposur nëpër Shqipëri është e pashembullt; është kriminale”, shprehet zv.kryeministri.

“Kjo shipfje nuk vetërregullohet, me gjithë respektin për ambasadorin e BE-së, OSCE-në, Kie etj, po e përsëris, nuk vetërregullohet”, deklaroi Braçe.

“Prej Perëndimit dhe Europës ajo që duhet të marrim është sensi i fortë i drejtësisë. Kur përhapën lajmin e kontejnerëve patën një qëllim të pastër politik, përdorën pozitën zyrtare në nivelin më të lartë për ta përhapur masivisht”, vijoi Braçe.

“Në mënyrë të qartë e të fortë, insistente, në publik e mitingjet e tyre, kërkuan hetim të plot të trafikut të plehrave. Në dijeninë time, u regjistrua çështje në prokurorinë e Durrësit, pastaj u transferua në prokurorinë për krime të Rënda. Tani është arkivuar pa u mbyllur, dhe nuk ka veprime kur në vendin fqinj është kryer një hetim i plotë”, u shpreh Braçe.

“Tani është koha që hetimi të nxjerrë të vërtetën. Ftohtë, mbi fakte e prova prej vendit dhe Italisë, të ndajë përgjegjesitë për secilin dhe të ndëshkojë deri tek i fundit!”, theksoi ai.

“Drejtësia për këtë duhet, për këtë vlen. Në këtë vend ka ndodhur që ke qenë ministër e kryeministër e ke vrarë, për biznes e pushtet; ke fituar aq imunitet duke e kthyer vjedhjen dhe vrasjen si normalitet sa tani kvrkon pushtet sërish duke shfrytëzuar amnezinë e ushqyer”, deklaroi Braçe.

“S’ka rëndësi si e ke emrin; Identifikon vjedhja me zë e figurë, vrasja me zë e figurë“, shtoi ai.

“Natyrisht, në standardin e një krimi, shpifja është një nivel më poshtë; por një shoqvri që nuk dallon dot më shpifjen nga e vërteta, pasi i ka dhënë imunitet, e ka kthyer në normalitet vjedhjen e vrasjen shtetërore, madje duke i pritur si e ardhme, është e marrë fund”, deklaroi Braçe duke kërkuar teëhetohet ligjërisht, shpejt e në mënyrë efektive, gjithëpërfshirëse, shpifja me kontejnerët e plehrave tani. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.