HAPËSIRË – Nën akullin e Polit të Jugut në Mars një rrjet liqenesh të kripura

ROMË, 4 tetor /ATSH-ANSA/ – Ekziston një rrjet i liqeneve të kripës nën akullin e Polit të Jugut të Marsit, i cili mund të ndihmojë në rishkrimin e historisë së klimës së planetit dhe hedh dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës.

Rreth liqenit të zbuluar në 2018 nga një grup italian, ka tre të tjerë, të përshkruar në revistën ”Nature Astronomy” nga të njëjtët autorë të studimit të parë, të koordinuar nga Elena Pettinelli dhe Sebastian Emanuel Lauro, nga Universiteti i Roma Tre, si dhe nga ‘Instituti Kombëtar i Astrofizikës (Inaf).

Liqenet e reja u zbuluan gjithashtu me radarin ”Marsis”, të furnizuar nga Agjencia Italiane e Hapësirës (ASI) për misionin Mars Express të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).

“Krahasuar me 2018, ne kemi zgjeruar shumë zonën e studimit dhe kemi përdorur një metodë tjetër të analizës, tani të dhënat tregojnë se ekziston një sistem më i madh uji”, tha Elena Pettinelli.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.