Fondet e investimit në nivelin 67 miliardë lekë, në fund të 6-mujorit 2020

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, fondet e investimit ruajtën  nivelin e aktiveve neto në nivelin 67 miliardë lekë, në fund të 6-mujorit të parë 2020.
Sipas BSH-së, ecuri pozitive regjistruan investimet në letra me vlerë të qeverisë në formën e obligacioneve dhe mjetet monetare.
Në sistemin financiar shqiptar numërohen 6 fonde investimi aktive.
Ndërkohë tregu i fondeve të investimit është një treg me përqendrim relativisht të lartë, duke qenë se dy nga fondet e investimit kanë rreth 80% të totalit të aktiveve neto të fondeve.
Aktivet e fondeve të investimit investohen kryesisht në obligacione të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, të cilat ofrojnë kthim më të lartë, në krahasim me investimet alternative. /a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.