Vetingu/ KPK, seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Neritan Cena

TIRANË, 2 tetor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Neritan Cena, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjyqtari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Neritan Cena iu nënshtrua Vetingut për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja pasi shqyrtoi provat dhe faktet dhe dëgjoi palët vendosi të caktojë një seancë për shpalljen e vendimit më 6 tetor.

Neritan Cena ka përfunduar studimet e Magjistraturës në vitin 2005 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Në vitin 2006, ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.