Suedia mbështet Policinë/ 70 laptopë të rinj dhe video në zonat rurale të Elbasanit dhe Kukësit

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Suedia mbështet Policinë shqiptare me 70 laptopë të rinj dhe 40 video në zonat rurale të Elbasanit dhe Kukësit.

Ambasada e Suedisë në Tiranë thekson se, “policia ka nevojë për pajisje të mira për të bërë një punë të mirë!”

“Kjo është arsyeja pse Suedia, përmes Programit tonë të Policimit në Komunitet, po mbështet Policinë shqiptare me 70 laptopë të rinj dhe 40 video në zonat rurale të Elbasanit dhe Kukësit”, bën të ditur Ambasada e Suedisë.

“Pajisjet e reja do të përdoren për të edukuar dhe rritur ndërgjegjësimin e brezave të rinj – duke e bërë atë më interaktive, interesante dhe të absorbueshme”, bën të ditur në njoftimin e saj Ambasada.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.