SPANJË – Turizmi rënie drastike

MADRID, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Spanja, destinacioni i dytë botëror turistik, ka regjistruar një rënie të numrit të turistëve të huaj me 76% në muajin gusht, pas një muaji korrik gjithashtu drastik, sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti kombëtar i Statistikave (INE).

Në korrik, numri i turistëve u ul me 75%.

Vetëm 2,4 milionë turistë të huaj kanë shkuar në Spanjë në muajin gusht, muaj i shënuar nga një përshpejtim i shfaqjes së rasteve të reja me COVID-19.

Më 27 korrik, Britania e Madhe urdhëroi vendosjen e një karantine për të gjithë udhëtarët që vinin nga Spanja, një goditje e rëndë, ndërkohë që britanikët përbëjnë zakonisht kontigjentin e parë të vizitorëve të huaj në këtë vend.

Numri i tyre u ul me 88% në muajin gusht, në një vit, ndërkohë që ai i turistëve gjermanë u ul me 74%.

Francezët kanë qenë vizitorët e parë të huaj në muajin gusht, me rreth 860 000 turistë (35% në total), edhe pse numri i tyre u përgjysmua në raport me gushtin 2019.

Në tetë muajt e parë të vitit 2020, numri total i turistëve të huaj u ul me 73% në Spanjë, në 15,7 milionë.

Turizmi është një prej shtyllave të ekonomisë spanjolle dhe përbën 12% të PBB-së./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.