SHBA – Pompeo: Investimet e Huawei në Europë mbërrijnë me veprime grabitqare

UASHINGTON, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Investimet e gjigantit kinez të teknologjisë Huawei në Europë mbërrijnë me veprime grabitqare, deklaroi sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo në një intervistë.

“Ne jemi përqendruar në Huawei, por më përgjithësisht, investimet (kineze) nuk janë private sepse ato subvencionohen nga shteti”, theksoi Pompeo për të përditshmen italiane ”La Repubblica”.

“Prandaj, ato nuk janë transaksione biznesi transparente, falas si shumë të tjera në botë, por ato më tepër bëhen për përfitime ekskluzive të aparatit të tyre të sigurisë. Ato janë veprime grabitqare që asnjë vend nuk mund t’i lejojë. Partia Komuniste Kineze është pas këtyre rreziqeve dhe kërcënimeve,” shtoi ai duke kërkuar veprime të përbashkëta BE-SHBA kundër tyre.

”SHBA kanë marrë një qëndrim gjithnjë e më të ashpër ndaj Pekinit dhe paralajmërojmë edhe Europën kundër rrezikut të infiltrimit ekonomik nga kinezët”, shtoi Pompeo.

Pompeo kritikoi gjithashtu investimet kineze në infrastrukturë si rrugë, ura dhe porte duke i quajtur ato një rrezik serioz për sigurinë kombëtare./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.