Meta: Bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi sot që të ndalet abuzimi me pushtetin vendor nga cilido.

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione me bukën e gojës”, tha Meta.

“Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre”, tha Meta.

“Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera”, u shpreh Meta.

“Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit”, theksoi Meta.

“Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, u shpreh Meta.

“Taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, shtoi Meta.

“Ndal abuzimit me pushtetin vendor nga cilido”, theksoi Presidenti Meta.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.