KROACI – Pompeo: Negativ me COVID-19

DUBROVNIK, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo deklaroi sot se kishte rezultuar negativ me COVID-19, pas njoftimit nga presidenti amerikan, Donald Trump se ai dhe bashkëshortja, Malania, ishin prekur nga COVID-19 dhe se ishte vendosur në karantinë.

“Ndjehem shumë mirë”, theksoi ai për gazetarët që e shoqëronin, pak para mbërritjes në Dubrovnik, Kroaci, etapa e fundit e një miniturneu europian.

Pas Greqisë dhe Italisë, sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo viziton Kroacinë, si pjesë e turneut të tij mesdhetar, për të diskutuar mbi situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet bilaterale me qeverinë e Zagrebit.

Pompeo do të ndalet në Dubrovnik ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme Goran Grlic Radman, dhe ministrin e Mbrojtjes Mario Banoziç.

Në qendër të bisedimeve do të jetë Ballkanin Perëndimor, në veçanti vëmendja për të shmangur taksimin e dyfishtë dhe heqjen e vizave të hyrjes në SHBA për qytetarët kroatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.