BRUKSEL – Merkel: Ditët e ardhshme vendimtare për marrëdhënien tregtare postBrexit

BRUKSEL, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare mes Londrës dhe Brukselit për marrëdhënien tregtare postBrexit.

“Ne do të dimë në ditët e ardhshme nëse shkojmë përpara ose jo”, theksoi Merkel pas një jave negociatash, e fundit zyrtarisht në rendin e ditës.

“Për sa kohë që negociatat vazhdojnë, unë jam optimiste, por nuk mund të njoftoj një përparim. Kjo do të vendoset në ditët në vijim”, shtoi ajo./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.