Parashikimi i motit, e enjte 1 tetor 2020

TIRANE, 1 tetor /ATSH/Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe lokale në zonën e veriut. Në relievet e larta malore të kësaj zone lokalisht reshjet në formën e shtrëngatave.

Reshje shiu lokale me intensitet të ulët do jenë prezente në veriperëndim e perëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 1 deri 2 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.0 metër.

 

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/24 Diell re
Kukës 10/22 Diell re
Lezhë 13/23 Diell re
Dibër 7/21 Diell re
Durrës 13/25 Diell re
Tiranë 14/25 Diell re
Elbasan 13/25 Diell re
Berat 10/26 Diell re
Vlorë 11/25 Diell re
Korçë 8/20 Diell re
Gjirokastër 8/24 Diell re
Sarandë 13/26 Diell re

                  

/e.m/

                                            

                 

           

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.