BRUKSEL, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëriti këmbënguljen e saj për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Mesdheun lindor midis Turqisë, Qipros dhe Greqisë.
“Do të theksoj se marrëdhënia jonë me Turqinë është natyrisht shumë e ndërlikuar”, tha Merkel përpara një takimi me udhëheqësit e BE-së, duke theksuar se Turqia është një anëtare e NATO-s dhe pret një numër të madh refugjatësh.
“Ne duhet të zgjidhim tensionet në Mesdheun lindor dhe Detin Egje dhe, për mua, diplomacia luan një rol të rëndësishëm”, shtoi ajo.
Kryeministrat e tjerë, duke përfshirë atë francez, Emmanuel Macron dhe bullgar, Boyko Borisov, gjithashtu theksuan nevojën për një zgjidhje diplomatike./ /ervo/