BRUKSEL – BE: Rregullore më e rreptë ndaj gjigantëve dixhitalë

BRUKSEL, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Liderët e Bashkimit Europian do të mbështesin sot një projekt për të detyruar rregullore më të rreptë kundër gjigantëve dixhitalë, si Google dhe Facebook, fuqia e të cilëve është bërë një çeshtje shqetësuese.

Krerët e shteteve dhe qeverive, të mbledhur në Bruksel për një samit europian dyditor duhet të hedhin bazat për legjislacionin e ri, “Akti i Shërbimeve Dixhitale”, që pritet në dhjetor dhe që do të mbikëqyrë platformat e internetit.

“Për të garantuar sovranitetin e tij dixhital, BE duhet të forcojë kapacitetin e saj për të përcaktuar rregullat e veta dhe për të bërë zgjedhje autonome teknologjike”, thanë ata.

Në zemër të propozimeve që po hartohen nga Komisioni Europian është ideja që GAFA (akronim për Google, Amazon, Facebook dhe Apple) janë bërë platforma strukturuese, që duhet t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së shtuar.

Sipas këtyre propozimeve, në nivelin ndërkombëtar, BE-ja do të përfitojë nga fuqitë e saj rregullatore dhe mjetet për të ndihmuar në formëzimin e rregulloreve dhe standardeve globale./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.